Haradinaj takohet me Metën, ja çfarë kanë biseduar

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me presidentin shqiptar, Ilir Meta, i fundit ky që shoqërohej nga vajza e tij Bora.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një postim në Facebook, ku sqaron se sëbashku me Metën kanë këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar. RH”,- shkruan Haradinaj.Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme në 19 korrik, pas ftesës për intervistim në Gjykatën Speciale, për krime lufte.

Marketing