Haradinaj takon Zaevin, e përgëzon për marrëveshjen e Prespës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Marketing

Nga ana e tij, Haradinaj e ka përgëzuar Zaev për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.

Ai ka thënë se Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.

Shkrimi i tij i plotë:
Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera.
RH

Marketing