Haradinaj: Taksa hiqet vetëm nëse arrijmë marrëveshje për njohje nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për taksën ndaj mallrave të Serbisë duke thënë që nuk do të heqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë.

Marketing

Ai pas një takimi që pati sot me Ambasadorin e SHBA-së, Philipp Kossnet, tha se kërkesa e aleatëve të Kosovës është heqja e kësaj takse.

“Ka ndodhur sot një takim me ambasadorin e Amerikës, biseda ka qenë dialogu të ndërlidhura me taksën. Kjo ka qenë biseda nuk ka ndonjë ndryshim të madh.

“Kemi dëshirë ta heqim taksën edhe e synojmë heqjen e taksës për shkak që është sygjerim i aleatëve edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me nje marrëveshje gjithpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Haradinaj.

Marketing