Haradinaj: Vasfije Krasniqi sot u bë zëdhënëse e rreth 20 mijë viktimave shqiptare të dhunës seksuale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përgëzuar Vasfije Krasniqi-Goodman për raportimin që bëri sot par Kongresit Amerikan, ku tregoi për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Marketing

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Vasfije me guximin që tregoi sot, u bë zëdhënëse e rreth 20 mijë femrave shqiptare që janë viktima të dhunës seksuale, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:
Dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Goodman, Ilir Bytyqit dhe Presidentes Jahjaga në Kongresin Amerikan janë zëri më i besueshëm i Kosovës, për krimet monstruoze të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

I admirueshëm guximi i Vasfijes, e cila u bë zëdhënëse e rreth 20-mijë femrave shqiptare, viktima të dhunës seksuale.
Mirënjohës Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, i cili mizoritë serbe në Kosovë i emëroi gjithmonë me emrin e tyre të vërtetë, krime kundër njerëzimit.

Marketing