Haradinaj-Vuçiçit: Njihni pavarësinë e Kosovës ose bashkohemi me Shqipërinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se “Shqipëria e Madhe” është kërcënim për Bashkimin Europain dhe se Haradinaj është një politikanë i rrezikshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hardinaj shprehet se për sa kohë i duket i rrezikshëm Vuçiçit dhe Serbisë, ai është në rrugën e drejtë.

Marketing

Në reagimin e tij, ish-kryeministri i Kosovës i bën thirrje Vuçiç që të mos ketë frikë pasi Kosova po kërkon vetëm atë çka i takon.

Më tej, Haradinaj thotës se “Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.”

Ai thekson se deklarata për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me integrimin e Kosovës.

LEXO EDHE: Deklarata e Haradinajt, Vuçiç: “Shqipëria e Madhe” është e rrezikshme

Reagimi

Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!

Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.

Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.

Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!RH/