Haradinaj: Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e dy Qeverive të mbajtur sot në Pejë, u shpreh i bindur për mundësinë e nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve të cilat do të çojnë në një të ardhme të afërt, njofton Klan Kosova.

Marketing

“Jam i lumtur për të arriturat e këtij takimi dhe jam i bindur që mundësia që të nënshkruajmë nëntë marrëveshje do të çojë në një të ardhme të afërt. E di që populli i Kosovës dhe i Shqipërisë presin më shumë nga ne dhe nga këtu do të vazhdojmë të pandalshëm me punët që na presin”.
“Me punë dhe zhvillim ne nderojmë sakrificën për liri gjithë brezave dhe vetëm me punë marrim respektin e të gjithëve”.
“Peja që diti t’i thotë jo ndarjes në 1999, Peja që diti t’i thotë po lëvizjeve kombëtare, Peja e Haxhi Zekës, Peja e qershorit 1999 që u bë shkrum e hi, u rinua që të mos rrëzohet kurrë më”.

“Sot Kosova zbaton prioritetet e reformës evropiane dhe ka përmbushur me sukses 95 obligime të veta 100% për liberalizimin e vizave. Ashtu si çdo vend tjetër edhe Kosova pret që e drejta e vet të respektohet nga BE”.
“Kosova nuk ka mbetur vetëm duke pritur nga tjerët, me sukses i ka kryer punët e veta”.

“Shqipëria çdo herë ka mundur të llogaris në Kosovën dhe çdo herë ka të drejtë të llogarisë në Kosovën. Edhe Kosova ka llogarit në Shqipërinë dhe kjo është dëshmuar në vitin 1999”.
“Kosova është e kombit tonë dhe aleatëve. Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shqipërinë”.

Marketing