Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes për shkak të procesit të vizave.

Këto komente ai i bëri në Forumin Frankofonik të Investimeve me Kosova është mirëpritëse për investimet e huaja.
“Çka është me rëndësi për Kosovën është të dihet qe politika e tatimeve ka përparuar dhe është e dedikuar për zhvillimin ekonomik. Kjo është dëshmuar q ë Kosova ka reflektuar për një klime të investimeve që është kompatibile”.

“Që të fillosh një ndërmarrje në Kosovë nuk është e vështirë, nuk është e vështirë të operosh në Kosovë”
“Duhet të jemi ambicioz dhe siç tha kryetari i kuvendit, qytetarët dhe kompanitë kanë problem të bëjnë biznes pikërisht për shkak të procesit të vizave”, tha ai .