Harry dhe Meghan me llogari të përbashkët në Instagram

Nuk është ndonjë gjë e re që çiftet të kenë një llogari të përbashkët ne Instagram ku të shpërndajnë fotot e tyre, por ky trend duket se ka përfshirë edhe çiftin më të ri mbretëror në Britani.

Marketing

Duka dhe Dukesha e Sussex, siç njihen formalisht Harry dhe Meghan, tashmë kanë hapur një llogari të përbashkët me emrin “sussexroyal”.

Për të mirëmbajtur llogarinë në këtë rrjet social, ata kanë punësuar edhe një staf të ri.

Postimi i parë ishte një mirëseardhjeje nga ana e Harry dhe Meghan që iu bënë të gjithë atyre që e tashmë e ndjekin llogarinë e tyre.

Në të kaluarën, fotot e çiftit janë hedhur në llogarinë zyrtare të Kensington Palace, por duket se largimi nga pallati mbretëror i Harry dhe Meghan dhe zhvendosja e tyre në Frogmore Cottage ka bërë që të kenë edhe llogari të ndara në Instagram.