Harun Osmani, shqiptari nga Radusha që të bën krenar në mes të Finlandës

Harun Osmani nga Radusha e Maqedonisë së Veriut shënon 27 vjetorin e kontributit për të ngjallur mësimin e shkronjave të arta shqipe, madje edhe në mes të shtetit skandinav të Finlandës shkruan AMERIKA-RADIO.
Harun Osmani është pedagog i shkëlqyer,mësues, gjuhëtar, patriot i flaktë, veprimtar i dalluar plot vite në qytetin Helsinki të Finlandës, nismëtar për hapjen e klasave me mësim në gjuhën shqipe në shkollat finlandeze.
Pas një kërkese shumë këmbëngulëse, menjëher pas vitit 1993, kontriboi që të hapet një klasë shqipe në shkollën fillore edhe në Helsinki, me mësues Harun Osmani.
Kjo është klasë e tipit të mësimit fakultativ, me karakter shtetëror, kombëtar dhe demokratik.
Hapja e kësaj klase ishte një fitore, sepse u vë shërbim që të pengohet shkombëtarizimi dhe asimilimi i diasporës shqiptarëve.
Veprimtarinë pedagogjike e nisi nga viti 1993.
Pas këtij viti ka hapur një klasë me mësim në gjuhën shqipe në një shkollë në Helsinki.
Shërben si mësues plot vite në Helsinki, duke u bërë një nga mësuesit më të dashur për brezninë e re të fëmijëve që vijnë nga familjet e mërgimtarëve shqiptar.
Ai përvec se gëzon respekt të madh në mesin e diasporës shqiptare në Finlandë, ka bashkëpunim të shkëlqyer me zyrtarët më të lartë finlandez që mbajnë poste në Qeveri, Parlament, Presidencë dhe komuna.
Në moshë të re, Haruni punoi punë të ndryshme.
Në Shkup, krahas punës, kreu edhe shkollën për mësues. Si u diplomua, u shpërngul në Finlandë, ku plot vite punon si pedagog i shkëlqyer dhe gardian i pamposhtur për të ngritur vlerat shqiptare me organizimin e komunitetit shqiptar në Helsiniki.
Haruni, jeton dhe punon në Helsinki nga viti 1993 e këndej ku mer pjesë gjallërisht edhe në jetën politike-shoqërore të shqiptarëve në Finlandë, shkruan AMERIKA-RADIO.
Ai ka qenë aktvistë i shoqatave të shumta shqiptare në Finlandë së bashku me diasporën shqiptare në këtë shtetë skandinav.
Haruni në vitin 1998 u bë kryetar i organizatës dhe themeloi organizatën joqeveritare internacionale me emrin “HAKUNILA INTERNATIONAL ORGANIZATION” e cila mes tjerash ka ndihmuar qindra shqiptar dhe qytetar të huaj që të integrohen më lehtë në shoqërinë finlandeze.
Selia e kësaj organizate, gjindet në Helsinki Vantaa e cila vizitohet nga qindra qytetar shqiptar dhe të huaj, të cilët kërkojnë këshilla dhe ndihma të ndryshme.
Organizata e Harun Osmanit ka bërë shumë aktivitete për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar dhe kulturën shqiptare në Finlandë.
Aktivitetet e shumta dhe sukseset bënë që një ditë, Harun Osmani të mer mirënjohje dhe çmim prestigjioz në Finlandë, çmimin KULTURI SEPA 2013 që ndahet për njerzit me ndikim dhe autoritet të jashtëzakonshëm për kontributin e dhënë në fusha të ndryshme të jetës publike. Haruni vazhdon të vepron në Helsiniki.
Ky qytet, njihet si një nga qendrat e vjetra të Evropës, me arsimim, ekonomi dhe kulturë që rradhitet lartë në nivel botërorë.
Marketing