Hasani merr detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u krye pranim-dorëzimi i postit zëvendësministër i Mbrojtjes, njofton Flaka

Marketing

Me këtë rast, Bashkim Hasani prano i detyrën nga zëvendësministri i deritanishëm Bekim Maksuti.

“Falënderova ish zëvendësministrin Maksuti për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në sfidat e ardhshme. Gjithashtu realizova takim me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, me të cilën u zotuam se të gjitha proceset dhe punët në Ministri do t’i realizojnë së bashku dhe me një përkushtim të madh”, shprehet Hasani.

Hasani thotë që fokusi do të vazhdojë të ngelet në disa prioritete të ministrisë si që janë përmirësimi i kushteve të pjesëtarëve të Armatës, modernizimi dhe pajisimi i forcave të armatosura, vazhdimi i mbajtjes së nivelit të lartë të transparencës dhe komunikimit me publikun në punën e Ministrisë, si dhe nënkuptohet financimi stabil i mbrojtjes, gjë që është bazë për realizimin e të gjitha qëllimeve tjera të Ministrisë.