Hasani dhe Zemaj diskutojnë mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Shëndetësië i Kosovës, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, ku diskutuan lidhur me situatën epidemiologjike në të dy shtetet dhe masat e marra nga të dy qeveritë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Marketing

“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

Marketing