Hasani: Regjistrimi i popullsisë gjatë pandemisë nuk përbën rrezik

Institucionet kompetente të regjistrimit kanë disa javë në dispozicion për ti finalizuar të gjitha specifikat për mbajtjen e regjistrimit në pranverë konform ligjit i cili ditë më parë u miratua në kuvend. Edhe ministria e Shëndetësisë  ka filluar përgatitjet për përpunimin dhe përgatitjen e plotë të protokoleve shëndetësore të cilat do të aplikohen gjatë mbarëvajtjes së procesit të regjistrimit.
Zv/ministri i shndetësisë Ilir Hasani deklaroi se dikasteri i shëndetësisë brenda disa javëve që ka në dispozicion, ka filluar tash më me përgatitjen e programit konform protokleve baze të cilat janë në fuqi.
Prokoli shëndetësor për regjistrim sipas Hsanit nuk paraqet asnjë lloj mundësie rreziku për përhapjen e virusit, sepse nuk parashihet hyrja në shtëpi, me përjashtim vetëm kur bëhet fjalë për rastet e personave që janë me aftësi të kufizuara
“Qëllimi i regjistrimit të popullatës nuk është që të hyjmë në shtëpi,por që ta regjistrojmë popullatën. Mund të hyjnlë brenda vetëm ata të cilët kanë nevojë , respktivisht personat të cilët nuk mund të dalin jsht shtëpive. Përndryshe, realisht nuk kanë nevojë që të hyjnë[ nëpër shtëpi , dhe në ambiente të mbyllura. Grumbullim të njerëzve realisht nuk do të kemi në regjistrim, por kjo punë do të shkojë në mënyrë individuale, pra do të regjistrohen të gjithë personat dhe pronat në RMV”, u shpreh zv/ministri i shndetësisë Ilir Hasani.
Parashihet që së shpejti të përgatitiet  edhe Metodologjia  për zbatimin e regjistrimit, si akt nënligjor i detajuar që definon procedurën, njoftojnë ng Enti I Statistikave , nga ku thonë se nuk parashihen vonesa në këtë drejtim.
Për regjistrimin do të angazhohen rreth 6 mijë persona, prej të cilëve 5 mijë regjistrues terreni dhe 1 mijë instruktorë dhe komisionerë rajonal. Për regjistruesit në terren dhe instruktorët rajonal, pritet që brenda këtyre ditëve të shpallet edhe konkurs për angazhimin e tyre, ku pas fazes seleksionuese, duhet të fillojë trajnimi i tyre.
Enti shtetëro I Staistikave kohë më parë ka siguruar edhe pajjisjet elektronike dhe laptopë,  ku duhet të futen të dhënat e personave që do të regjistrohen, ndërkohë që në procedure e sipër është edhe përditësimi i Aplikacionit për regjistrimin e diasporës.
Marketing