Besnik Hasi është trajneri i ri i Al Raed në Arabinë Saudite.

Një aventurë e re, thuajse e panjohur për trajnerin nga Gjakova.

Shqiptari ka marrë përsipër që të ndryshojë objektivat e skuadrës në një tjetër kontinent.

Në një intervistë për mediat belge, Hasi pranon terrenin e panjohur, ndërkohë që tregon arsyen që e shtyu të vendosë si dhe pengun e madh për këtë vendim.

10 MUAJ PUSHIM – “Kjo ka qenë edhe arsyeja e parë që më bëri të them po. Kisha disa oferta, por deri më tani nuk ndieja të ishin të duhurat”.

ZGJEDHJA E AL RAED – “Al Raed më bëri një propozim, të cilin vendosa ta pranoj si një sfidë. Lëvizja në një tjetër kontinent, Azia, nuk më frikëson aspak”.

PENGU – “Hezitimi dhe keqardhja e vetme për këtë vendim është fakti që do të lë pas gruan dhe fëmijët e mi. Megjithatë, në jetë duhet të bësh zgjedhje, madje edhe të vështira ndonjëherë”.

KONTRATA – “Kam nënshkruar vetëm për një vit, pa asnjë opsion. Dhe të them të drejtën nuk pendohem, pasi jam menduar kur e pranova. Financiarisht ishte një sfidë shumë interesante për mua. Nuk do të mund të fitoja kurrë kaq shumë para në Belgjikë”.

TERRENI I PANJOHUR – “Kampionati Saudit po bëhet gjithmonë e më shumë profesionist. Në tërësi, skuadrat kanë nisur që të tërheqin më shumë futbollistë të huaj, ndaj gjithmonë e më shumë shtohen lojtarët yje (një prej tyre është Nordin Amrabat). Ka nisur tranzicioni i kampionatit dhe për fat, stadiumet janë gjithmonë plot. Ky është një bonus i madh në futboll”.

OBJEKTIVAT – “Dua që skuadra të mos luftojë vetëm për mbijetesë, si në sezonin e fundit, pasi është forcuar. Ka disa lojtarë që janë piketuar për t’i afruar. Gjithashtu, presidenti më ka bërë me dije që synimi është të afrohemi mes tetë ekipeve të para”.

SFIDA – “Kjo aventurë do të jetë krejtësisht ndryshe nga Legia apo Olimpiakos. Megjithatë, të panjohurat dhe ndryshimet e bëjnë më tërheqëse sfidën”.

TRAJNERI SERB – “Nuk e kam ditur në fillim që Aleksandër Iliç, bashkëlojtar tek Anderlehti me mua, ka qenë më parë tek Al Raed. Dje (të enjten) kam biseduar me të. Por pak, për gjërat kryesore pozitive dhe negative, pasi kam dëshirë që ta njoh vetë terrenin. Gjithashtu, një prej asistentëve të mi ka mësuar disa gjëra nga Mark Brys që ka qenë më parë. E kam një panoramë të qartë të situatës se çfarë ndodh. Në fund, dua që ta zbuloj vetë çfarë ndodh realisht”, ka deklaruar trajneri Besnik Hasi për “HNL.be”./Panorama/

Artikulli paraprakFestivali Ditët e ëmbëla të Tetovës
Artikulli tjetër10 gjërat që nuk duhet t’i mbani në frigorifer