Pjesët më periferike të uraganit Lane kanë prekur tashmë pjesë të ishullit kryesor të Hauait, me reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej mëngjesit të së enjtes, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe duke kërcënuar për përmbytje dramatike, ndërkohë që stuhia e kategorisë së katërt po lëviz në mënyrë të frikshme gjithnjë e më afër shtetit Aloha.

Syri i stuhisë, e cila pritet të bëhet e para kaq e madhe që prek tokën në këtë shtet në 26 vitet e fundit, pritet t’i afrohet gjithnjë e më shumë ishullit kryesor, ose mbi tokën e tij mesnatën e së enjtes dhe të premtes, sipas Qendrës së Uraganëve të Paqësorit Qendror, përcjell TCh.

Uragani mund të rezultojë kaq shkatërrimtar, sa guvernatori i Hauait, David Inge u ka bërë thirrje banorëve të marrin masa për magazinimin e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për të paktën dy javë.