I pyetur nëse Inspektorati i Punës do të hetojë dhe sanksionojë kompanitë që kanë larguar punëtorë si pasojë e krizës që shkaktoi koronavirusi, kreu i këtij institucioni, Alajdin Havziu siguron se do të kryhen kontrolle, mirëpo sipas tij nëse nuk ka shkelje ligjore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, Inspektoriati nuk ka mundësi të kërkojë kthimin e tyre në punë.

“Dua të theksoj që Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ka shkop magjik për t’i rikthyer njerëzit në punë. Inspektorati kontrollon procedurën e pushimit nga puna, nëse është në përputhje me ligjin ne nuk mund të bëjmë asgjë, por nëse ka shkelje të Ligjit të Punës, atëherë do të veprojmë. I nxis qytetarët të raportojnë”, pohoi Havziu.

Sipas informacioneve të fundit të postuara në faqen e internetit të Inspektoratit për Punë, deri në fund të marsit janë parashtruar 1.445 ankesa. Prej tyre, 194 kanë të bëjnë me shkeljen e së drejtës për lirimin e njërit prind nga puna nëse kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçe. 148 ankesa janë për vendim për largim nga puna ndërsa 282 ankesa tjera janë me baza të ndryshme për shkelje të të drejtave të punonjësve sipas Ligjit për Marrëdhënie Pune dhe Ligjin për siguri dhe shëndeti gjatë punës.

Shkeljet e të drejtave të punëtorëve mund të raportohen në [email protected] dhe numrat e telefonit 3296 – 310 dhe 3116 -110.