Haxhi, Arabia Saudite merr vendimin e papritur

Autoritet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të mbyllin kufijtë për Haxhin këtë vit në Qabe, duke lejuar të shkojnë vetëm besimtarët vendas dhe askush tjetër nga jashtë.

Marketing

Që nga viti 1923 kur u themelua mbretëria e Arabisë Saudite kjo është hera parë që merret një vendim i tillë. Çdo vit në Arabinë Saudite, kryesisht shkojnë nga 2 deri në 3 milion haxhinj.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Haxhit dhe Umrah në Arabinë Saudite njoftoi se ndërsa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten globalisht, është vendosur që Haxhi këtë vit do të bëhet me pjesëmarrje të limituar pelegrinësh nga të gjitha kombësitë që banojnë në Arabinë Saudite…”

Haxhi është një pelegrinazh vjetor që bëhet në Mekë të Arabisë Saudite. Islami kërkon që çdo besimtar që ka mundësi fizike dhe financiare, duhet që të paktën një herë në jetë të bëjë udhëtimin për në qytetin e shenjtë të Mekës. /abcnews.al/

Marketing