Boksieri shqiptar Robin Haxhi Krasniqi do të pushojë për disa muaj nga aktivitetet në boks

Kjo pasi Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit të bërrylit, njofton faqja e njohur SES Boxing, transmeton lajmi.net.

Boksieri nga Juniku e kishte të planifikuar meçin kundër ish-kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë gjithçka është anuluar.

Ishte pikërisht Hartel, i cili në maj të këtij viti mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.

Artikulli paraprakEkzekutohen 3 nëna dhe 6 fëmijët e tyre, familja po shkonte në dasmë, kur ndodhi më e keqja
Artikulli tjetërXhaferi-Sosoli: Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut, në familjen e përbashkët evropiane