Haxhi Shala ftohet nga Specialja si i dyshuar

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Njoftimin e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.

Marketing

Shala po ashtu ka njoftuar se nga Specialja është ftuar si i dyshuar dhe do të paraqitet me 8 shtator.

Postimi i plotë:

E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti.

Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj.
HSH

Marketing