Haxhiu: Nuk pranojmë çdo kusht për të bashkëqeverisur me LDK’në

Zyrtarja e lartë e Lëvizjës Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani ka komentuar deklaratat e fundit të zyrtarëve të LDK’së për pozita të ndryshme, të cilat do t’i ndajë me VV’në, nëse arrihet koalicioni.

Marketing

Haxhiu, e cila është pjesë e grupit punues për negociatat me LDK’në ka thënë se deri tash vetëm emri për pozitën e kryeministrit është e sigurt dhe se nuk është diskutuar asnjë pozitë tjetër.

Ndonëse në LDK përmendet emri i kreut të partisë, Isa Mustafa, për presidenti, Haxhiu thotë se nuk mund të flasin për President, pasi ai nuk zgjedhet me pazare.

E nëse LDK do t’i vinte kusht pozitën e presidentit, zyrtarja e lartë e VV’së thotë partia e saj nuk pranon me cdo kusht bashkëqeverisjen.

“Nuk pranojmë të bashkëqeverisim bash gjithqysh. Në asnjë mënyrë nuk mund të përjashtohet mundësia e zgjedhjeve”, ka thënë Haxhiu në DPT te Fidani.

Marketing