Hazard beson se triumfi i Lilles këtë vit do ishte arritje shumë më e madhe se në vitin 2011

14:20 | 18 Maj 2021

Marketing

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka folur lidhur me mundësinë që Lille të shpallet kampion këtë edicion në Ligue 1.

Me një fitore në xhiron e fundit, Lille do arrinte ta mposhte PSG-në në garën për titull duke u shpallur kampion i Francës pas plotë 10 viteve, transmeton lajmi.net.

Hazard që ishte pjesë e Lilles kur fituan Ligue 1 mendon se për skuadrën ky titull do ishte arritje shumë më e madhe se në vitin 2011, sepse tani në krye te PSG-së janë sheikët e Katarit.

“Sigurisht ende e shikojë Lillen se bashku me fëmijët e mi. Kur dëgjojnë të flasin për Lille e dinë se babai i tyre ka luajtur aty”.

“Nuk i shikojë të gjitha ndeshjet, siç bëra dy apo tri vite pasi u largova. Se pari sepse jam 30-vjeçar, kam fëmijë dhe shumë gjëra për të bërë”.

“Por, edhe sepse nuk e njoh më askënd në skuadër. Por, kur mundem i shikojë ndeshjet. Nëse janë kampion këtë sezon, do ishte shumë më mirë se në vitin 2011 sepse tani është versioni i Katarit te PSG-së, që e bën ligën më të vështirë për ta fituar”.

“Mbështetësit e meritojnë. Kur fituam dy trofe, ata duheshin të prisnin me shumë se 50 vite për të parë klubin të fitojë trofe dhe gjatë kësaj periudhë të vështirë, do ishte mirë për të gjithë”.

“Njerëzit e meritojnë dhe mbi të gjithë edhe lojtarët”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Lille.

Ndërkohë, ndeshjen e fundit që do jetë vendimtare për Lille, takohen me Angers./Lajmi.net/