Hazard pranon të transferohet te Real Madrid

Futbollisti belg pritet të jetë përforcimi i madh i madrilenëve në verën e ardhshme. Real Madrid afër një blerje të madhe. Pasi nuk ka shpenzuar shuma të mëdha për futbollistë në vitet e fundit, duket se Florentino Perez ka vendosur të hap arkën për ta blerë Eden Hazardin nga Chelsea.

Marketing

Onda Madrid raporton që palët janë shumë pranë marrëveshjes, teksa “Los Blancos”, ofrojnë 100 milionë euro plus një lojtar të ekipit të parë, për ta transferuar yllin belg në Santiago Bernabeu. Gjithashtu raportohet që Hazard tashmë i ka thënë ‘po’ Realit dhe krejt çka ka mbetur është të bindet edhe Chelsea. Me gjasë lojtari që do t’i bashkohet “Bluve”, në këtë operacion është Mateo Kovaçiq i cili aktualisht është në huazim nga Reali te Chelsea.

Marketing