Hazard rikthehet në stërvitje me Realin?

Real i Madridit nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri në La Liga, duke lënë pikë që në ndeshjet e para. Trajneri Zinedin Zidan nuk e kishte në dispozicion as blerjen më të shtrenjtë të verës Eden Hazard, me këtë të fundit që nuk u grumbullua as me Belgjikën për ndeshjet e radhës. Belgu ka vuajtur një dëmtim, ndërsa së fundmi ka lajme të mira për sulmuesin. 28 vjeçari ka nisur punën më topin dhe është shfaqur në fushën stërvitore të Real Madridit. Ai ndodhet nën kujdesin e rreptë të stafit mjekësorë dhe atij teknik. Zidan shpreson ta ketë në dispozicion që pas ndeshjeve të përfaqësueseve. Ndryshe Hazard ende nuk ka bërë debutimin në një ndeshje zyrtare me “Los Blankos”.

Marketing