Haziri: Hapja e pikës Stançiq-Bellanoc realizim i ëndrrës për afrim me njëri-tjetrin

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri vlerëson se hapja e pikës Stançiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin.

Marketing

” Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin. Vendkalimi do të shkurtojë jashtëzakonisht shumë distancën e qarkullimit të lirë të njerëzve, e pas gjashtë muajve, edhe qarkullimin e lirë të mallrave”, ka thënë ai sot gjatë hapjes së pikës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë projekt madhështor, për të cilin tha se kanë punuar shumë që nga paslufta për të ardhur deri në këtë akt.

Marketing