Hekurudha Kumanovë – Bellakovcë gati deri në fund të vitit

Tetë kilometra veç më kanë përfunduar dhe po punohet në pjesët e mbetura nga Hekurudha e Kumanovës deri në Bellakovcë.

Marketing

Autoritetet të cilët inspektuan punimet në këtë pjesë theksuan se pengesat që i hasën me çështjen pronësorë te tokës tashmë janë tejkaluar.

“Problemet e mëdha janë zgjidhur, që ne si Qeveri në vitin 2017 i kemi hasur. Këtë që na tha drejtori sot se janë përshpejtuar punimet këtë na e konfirmuan edhe kryerësit e punimeve dhe mbikëqyrësit”, u shpreh ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.

“Pjesa e madhe që ishte nën hipoteke dhe mezi arritëm ta zgjidhim ,dhe do të mund tash të fillojmë dhe të vazhdojmë pasi që ajo pjesë ishte në mes të hekurudhës”, theksoi drejtori i Infrastrukturës së Hekurudhave, Irfan Asani.

Punimet në fjalë mbështeten edhe nga financat evropiane.

“Më e shtrenjtë është pjesa e fundit që është nëpër male pasi që do të jetë nëpër tunele ajo është pjesa nga Kriva Pallanka deri te kufiri dhe është paraparë të kushtojë 405 milion euro dhe 60.8 milion euro do të jenë nga Ipa Fondet”, u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Në drejtim të Bellakovcës është duke u bërë edhe sinjalizimi si dhe punët e tjera të nevojshme. Hekurudha deri në Bullgari disa herë gjatë vitit ishte paralajmëruar dhe anuluar nga agjendat e qeverisë, ajo pritet të përfundoj deri në vitin 2025.

Marketing