Hëna e dëborës do të ndriçojë qiellin të dielën

Njerëzit në mbarë botën do të kenë mundësinë të shijojnë një shfaqje mahnitëse astronomike të Hënës së plotë në fundjavë, e njohur ndryshe edhe si “Hëna e dëborës”.

Marketing

Super Hëna, dukshmërinë maksimale të saj do ta ketë në orët e para të mëngjesit të së dielës, 9 shkurt.

“Hëna do të jetë e plotë për rreth tre ditë, nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, dhe do të jetë një fundjavë e hënës së plotë”, tha Gordon Johnston i NASA-s.

Këto fenomene të pazakonta janë gjithashtu interesante edhe në aspektin astrologjik.

Astrologët besojnë se “Hëna e dëborës” mund të na ndriçojë rrugën dhe t’i bëjë vendimet tona më të lehta, duke na çliruar nga disa iluzione, qoftë në dashuri apo biznes.

Ndikimi i kësaj periudhe do të ndjehet më së shumti nga personat e lindur në shenjën e Virgjëreshës, Peshqit, Shigjetari dhe Binjakët, si dhe te ata që kanë dhënë shenjën ose hënën në këto shenja.

Marketing