Henderson: Van Dijk është lider dhe qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Jordan Henderson nuk ka kursyer lëvdatat për Virgil van Dijk.

Marketing

Kapiteni i Liverpool, Jordan Henderson, ka dhënë disa komente lidhur me shokun e tij të skuadrës, Virgil van Dijk.

Sipas Henderson, holandezi është një lider i vërtetë dhe është më i miri në botë në pozitën e tij, pra si qendërmbrojtës.

“Virgil është një lojtar i madh për ne. Të gjithë e dinë këtë. Ai bëri shumë ndryshim të madh që kur erdhi në klub”, ka thënë Henderson.

“Si person, si lojtar, si lider, gjithçka. Nuk kam mjaftueshëm fjalë për ta përshkruar atë. Ai jep vetbesim në skuadër dhe përmirësohet gjithmonë. Një lider i vërtetë. Ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”, ka thënë tutje mesfushori anglez.

Van Dijk ka ndihmuar skuadrën e Liverpool të fitojë një Ligë të Kampionëve dhe Premierligën, që kur erdhi në ‘Anfield’.

Marketing