Heqja e bllokadës nga Bullgaria, Osmani: Ka mundësi të ndodhë deri në fund të këtij viti

Kemi kontakte personale me parti politike dhe kemi pasur kontakte me anëtarë të Qeverisë teknike, megjithatë, bisedimet formale pritet për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes pritet të fillojnë me formimin e Qeverisë bullgare, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Marketing

“Negociatat formale do të fillojnë në momentin kur do të formohet qeveria e re”, tha Osmani, transmeton TV21.

U shpreh optimist, se pas kësaj do të ketë edhe angazhim të shtuar nga ana bullgare për tejkalimin e dallimeve.

“Jam optimist, por megjithatë konsideroj se ka dritare të mundësisë serioze deri në fund të këtij viti dhe të gjithë janë të angazhuar. Partnerët tanë, ne dhe shpresoj se së shpejti edhe Republika e Bullgarisë do të ketë një angazhim të tillë”, shtoi Osmani.

“Dritaret janë para dhe pas zgjedhjeve tona edhe atë në në shtator, në tetor dhe në dhjetor. Këto janë dritaret që ne i targetojmë për momentin dhe mendojmë se ka gjasë që të gjendet zgjidhje. Megjithatë, dua që të them edhe njëherë që mos të lidhemi për data, për shkak se shoqëria jeton me ato afate”, shtoi ai.