Heroinë nga Holanda në Francë, prangosen 6 shqiptarë

Policia franceze ka shkatërruar një organizatë shqiptare të trafikut të drogës nga Holanda në Francë.

6 shqiptarë u vunë në pranga. 5 prej tyre po udhëtonin me një makinë nga Holanda dhe kishin mbërritur në Saint-Etienne. Shqiptarët janë kapur në makinën me të cilën po udhëtonin.

Hetuesit e Grenobles prej disa muajsh kishin rënë në gjurmët e rrjetit të shqiptarëve që furnizonin rajonin e Rhone-Alpes me heroinë. Ata kishin planifikuar që të bënin një dërgesë në Saint-Etienne.

Shqiptari i gjashtë jetonte në Saint-Etienne dhe do të merrte në dorëzim ‘mallin’.
Gjashtë të dyshuarit janë paraqitur para gjykatës në Grenoble.
Katër prej tyre u lanë në arrest, dy u liruan./lapsi.al