Hertha e Berlinit ka shënuar një fitore të madhe sonte kundër Bayern Munichut duke e mposhtur me rezultat 2-0. Me këtë fitore ajo është barazuar me pikë me kampionin gjerman pas gjashtë javëve. Hertha është njëra prej skuadrave që ka treguar formë të lartë këtë vit në Bundesligë
Hertha BSC është skuadra që ja ka vazhduar rezultatet negative Bayern Munichut këtë javë.

Bavarezët dështuan që të shënojnë fitore kundër Augsburgut në Allianz Arena pasi që barazuan me rezultat 1-1, kurse sonte ata kanë humbur në Berlin si mysafirë të skuadrës Hertha.
Hertha e nisën shumë mirë pjesën e parë dhe kjo ju shpërblye me një penallti në minutën e 21’të të cilën e shkaktoi Boateng.

Nga pika e bardhë tregohet i saktë veterani Vedat Ibisevic, duke kaluar në epërsi skuadrën vendase për herë të parë.
Pas goli Bayerni filloi që të kërkojë golin e barazimit, por që nuk e arriti këtë pasi që Hertha tregohej e rrezikshme me anë të kundërsulmeve.
Një i tillë ishte në minutën e 44’të ku Duda shënon golin e dytë për Herthan.

Me rezultat 2-0 të dy skuadrat shkojnë në pushim.
Në pjesën e dytë, Bayerni e kërkoj shumë golin.
Ekipi i Niko Kovac e kishte posedimin por edhe mundësitë për të shënuar por Hertha arriti që të mbrohet shumë mirë.
Leëandoëski, Gnabry, Muller dhe disa lojtarë të tjerë të Bayernit u gjenden në pozita të mirë për të shënuar, por prapë berlinezët arritën që të mbahen dhe të shenojnë një fitore të rëndësishme për këtë sezon në Bundesligë.

Pas kësaj xhiroje, Bayerni vazhdon të mbetet në vendin e parë më 13 pikë, po aq sa Hertha në vendin e dytë, por që Bayern ka golëdallim më të mirë dhe kjo bën që ata të jenë në vendin e paraë.

Kujtojmë që nesër edhe rivali i Bayern, Borussia Dortmund mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të dal i pari, edhe pse ata do të kenë punë shumë të vështirë kundër Bayer Leverkusenit, që është një derbi tjetër i Bundesligës në këtë javë.