Ende bëhen hulumtime për arsyen për shkak të së cilës në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dje vdiq një vajzë dy vjeç e gjysmë, ndërsa sipas rezultateve parësore bëhet fjalë për bakterien pneumokoka, përkatësisht sëmundja pneumokoka invazive.

Këtë e deklaroi drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Katerina Stavriq, sot para Klinikës.
Stavriq tha se vajza është pranuar në kujdes intensiv të hënën pasdite, në një pamje të rëndë klinike të sepsës. Vajza paraprakisht ka qenë relativisht e shëndoshë, me infeksion respirator dhe një javë është trajtuar nga ana e mjekut amë.

“Në ditën e përkeqësimit të gjendjes është sjellur në Klinikë. Është pranuar në Repartin për kujdes intensiv, e vendosur në aparat respirator, por edhe krahas të gjitha procedurave terapeutike të ndërmarra pas qëndrimit 12 orësh vajza vdiq”, thuhet në kumtesën e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, siç informon Stavriq, për momentin ka rreth 30 fëmijë me grip dhe rreth dhjetë fëmijë me fruth.

evn