Hetimi/ Pesë vite i humbur, shqiptari dyshohet se u muros brenda një vile

Nuk ka ende nje version zyrtar, por dyshohet se skeleti i gjetur i murosur në një vilë luksi në qytetin e Senagos në Itali është i një shqiptari të shpallur të humbur pesë vite më parë në Xhenova.

Marketing

Skeleti i murosur u gjet të martën në mëngjes në një mur të ndërmjetëm në brendësi të “Vila delli occhi” në Senago.

Trupi tashmë i kthyer në skelet, u gjet gjatë punimeve për rikonstruksionin e strukturës se mrekullueshme që i përket shekullit të 17-të.

Ndërhyrjet e fundit në këtë strukturë u bënë 6 vite më parë, ku ndërtesat u transformuan në shtëpi prestigjoze.

Karabinierët falë mjekësisë ligjore kanë arritur në përfundimin se eshtrat e gjetura i përkasin një burri të moshës 35-45 vjeç.

Një ndër hipotezat për gjetjen e personit të murosur është ajo e një shqiptari që humbi gjurmët në Xhenova në vitin 2013.

Ku nuk përjashtohet pista e vrasjes dhe më pas e murosjes së trupit për të zhdukur gjurmët.