Hetohej prej kohësh/ Kush është efektivi i RENEA-s që u kap me kokainë, roli që kishte

Zbulohet identiteti i efektivit të RENEA-s i arrestuar sot pas një operacioni antidroge në Tiranë.

Efektivi i arrestuar është Xhulio Liçi, i cili kishte rolin e transportuesit.

Policia ka zhvilluar hetime prej disa javësh deri në operacionin e sotëm që çoi në sekuestrimin e 1 kg kokainë dhe arrestimin nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Marketing

Një operacion antidroge është zhvilluar sot në Tiranë. Shqip mëson se është sekuestruar një kg kokainë, ndërsa është arrestuar transportuesi, një oficer i forcave RENEA.

Policia ka gjurmuar për disa ditë lëndën narkotike.

Marketing