Hetohet rasti me foshnjën e vdekur në tualet

Prokuroria Themelore e Strumicës është në pritje të raportit të obduksionit për të mësuar se si ka vdekur foshnja e sapolindur në fshatin Banicë, e cila është gjetur pa shenja jete në tualet. Raporti pritet të zbardh edhe arsyet që kanë çuar 19 vjeçaren deri në lindjen e fëmijës në shtëpi si dhe kush ka qenë personi i cili ka hedhur foshnjën në tualet.

Marketing

Hetimet vazhdojnë. Jemi në pritje të raportit të obduksionit për të mësuar detajet e ngjarjes tragjike. Pas marrjes së raportit do të dalim me informacione”. – tha Prokuroria Themelore e Strumicës

Pas lindjes gjendja shëndetësore e 19 vjeçares është përkësuar, pas çka ajo ka kërkuar ndihmë në repartin gjinekologjik në Spitalin e Strumicës. Pas pranimit në spital, mjekët kanë konstatuar se vajza ka pasur lindje paraprakisht dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme. Ministri i Shëndetësisë tha se do të shqyrtohet nëse rasti ka lëshime brenda institucioneve shëndetësore dhe në rast se konstatohen lëshime, do të ndërmerren masa.

Për të gjithë rastet ku ka nevojë për ndërhyrje në rast se bëhet fjalë për institucion shëndetësor kemi mbikëqyrje të Inspektoratit Sanitar Shëndetësor dhe pas saj vijon mbikëqyrje profesionale e çështjes”.- theksoi Venko Filipçe. Ministër i Shëndetësisë

Për momentin 19 vjeçarja është në gjendje stabile në spitalin e Strumicës. Janë marrë mostra të gjakut për analizë si nga nëna poashtu dhe nga familja e 19 vjeçares dhe nga burri me të cilin ajo ka qenë në lidhje. Rasti me vdekjen e foshnjës u zbulua kur vajza ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Strumicës. Pasi mjeku kishte konstatuar se vajza paraprakisht ka pasur lindje menjëherë ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka gjetur prova se 19 vjeçarja e kishte lindur foshnjën në shtëpi. Me urdhër të prokurorit kompetent trupi i foshnjës së vdekur është marrë për obduksion.