Hiddink bëhet trajner i Kinës për 4 milionë euro në vit

Guus Hiddink u emërua të hënën trajner i kombëtares U-21 të Kinës dhe do ta çojë ekipin në Olimpiadën e Tokios, në vitin 2020. Ekipi i parë kombëtar i Kinës renditet i 75-ti në ranglistën botërore të FIFA-s dhe ka një tjetër trajner të shquar në stol: Marcello Lippi, që nga viti 2016.

Marketing

Sipas mediave kineze, Hiddink do të paguhet gati 4 milionë euro në vit. Siç është raportuar nga Federata Kineze e Futbollit, misioni kryesor i Guus Hiddink do të jetë për ta përgatitur ekipin olimpik për “Tokio 2020”.

Holandezi, 71 vjeç, ndërmerr kësisoji një aventurë të re si trajner, pasi ka drejtuar klube të tilla si Valencia, Real Madrid, PSV Eindhoven, Betis, Sevilla, Fenerbahce, Chelsea dhe Anzhi, apo kombëtare si Holanda, Korea e Jugut, Australia, Rusia dhe Turqia. Ekipi i fundit i Hiddink si trajner ishte Chelsea, të cilin e trajnoi në sezonin 2015-2016.

Marketing