Hidhet shorti i Bundesligës për sezonin e ri, dy derbi në javën e parë

Bundesliga ka hedhur shortin për sezonin e ri dhe tashmë dihen ndeshjet e javës së parë. Ky sezon do të filloj me datën 18 shtator. Por, ende nuk janë caktuar saktë ditët dhe ora e ndeshjeve të javës së parë.

Marketing

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munchen do ta filloj kampanjën e saj për mbrojtjen e titullit kundër Schalke 04.

Kurse, Dortmund do të ketë punë kundër Monchengladbach. Ndërsa Leipzig do të ndeshet me FSV Mainz.

Ekipi i rikthyer në Bundesligë, Stuttgart do të ketë punë me skuadrën e Freiburg. Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e javës së parë.

1. Bayern Munchen- Schalke 04

2.Dortmund – Monchengladbach

3.Leipzig- Mainz

4.Wolfsburg-Leverkusen

5.Frankfurt-Bielefeld

6.Union Berlin-Augsburg

7.Koln-Hoffenheim

8.Werder Bremen-Hertha Berlin 9.Stuttgart-Freiburg

Marketing