Hidhet shorti për Ligën e Evropës, ky mund të jetë rivali i Feronikelit

Në Nion është duke u hedhur shorti për garat e Ligës së Evropës, në të cilin mund të përfshihen edhe skuadrat kampione të Shqipërisë dhe Kosovës, Partizani, përkatësisht Feronikeli.

Marketing

Në rast se Partizani i Tiranës dështon në rrethine parë të Ligës së Kampionëve, atëherë në rrethin e dytë të Ligës së Evropës do të takohet me humbësin nga çifti Sheriff/Saburtalo.

Ndërkohë, Feronikeli i Drenasit, si kampion i Kosovës në rast se eliminohet nga kampioni i Gjibraltarit, Lincoln, në rrethin e dytë të Ligës së Evropës do të përballet me humbësin nga çifti Dudelange/Valleta.

Marketing