“Higjiena komunale” dhe “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Qytetarët mund t’i paguajnë borxhet pa kamatë

NP Higjiena Komunale – Shkup i njofton shfrytëzuesit e saj se Këshilli Drejtues i Ndërmarrjes, në seancën e tij të 32-të të mbajtur më datë 01.11.2019, solli vendim me të cilin të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të mbetur në llogari të përbashkët në evidencë të NP Ujësjellës dhe kanalizim- Shkup, në bazë të llogarive të papaguara për mbledhje dhe transport të mbetjes komunale (të paditur dhe të rregullt), u mundësohet të njëjtin ta paguajnë pa kamatë të përllogaritur për pagesë të vonuar, në periudhë nga data 04.11 deri më datë 29.11.2019.
Mundësia për pagesë të borxhit të mbetur pa kamatë të përllogaritur vlen vetëm për personat fizik (amvisëritë kolektive dhe individuale).

Marketing
Marketing