Higjiena Komunale-Shkup pastroi 3060 metre nga deponitë e egra në periudhë një vjeçare

Në territorin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë krijohen deponi të egra si rezultat i hedhjes jo të drejtë të mbetjeve në sipërfaqet publike nga ana e qytetarëve.

Sipas Ligjit për pastërti publike, mbetjet komunale lejohen të hidhen vetëm në kontejnerë dhe enët e vendosura nga ana e NP Higjiena Komunale – Shkup, përderisa Ndërmarrja ju ofron mundësi qytetarëve që mbetjet e tyre të vëllimshme (mobilie të vjetra, mbetje elektrike dhe elektronike) pa pagesë t’i deponojnë në Qendrën për seleksionimin e mbetjeve në Karposh dhe në Vardarishte, si dhe në stacionin mbingarkues në Shuto Orizare.

“Ekipet e NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, vazhdimisht punojnë për pastrimin e deponive të egra në të gjitha komunat e qytetit, ndërsa në kuadër të këtyre aktiviteteve nga muaji Tetor i vitit 2017 deri në muajin Tetor të vitit 2018, plotësisht u pastruan dhe u ngritën gjithsej 3060 m³ mbetje. Këto të dhëna paraqesin rritje të dukshme madje madje për 716% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Apelojmë deri te qytetarët mbetjet e tyre mos t’i hedhin në sipërfaqet publike, sepse në këtë mënyrë drejtpërdrejt ndikojnë në ndotjen e mjedisit jetësor” – deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Abdusamed Shabani

evn