Higjiena Komunale’’ vë në përdorim fshesat e reja elektrike

NP,,Higjiena Komunale’’-Shkup sot filloi me përdorimin e 12 fshesave elektrike të reja për pastrim me vakum. Bëhet fjalë për makina ekologjike që punojnë me energji elektrike dhe nuk e ndotin ajrin e ambientit. Fshesat elektrike do të përdoren për mirëmbajtjen e higjienës së sipërfaqeve publike në qytetin e Shkupit.

Marketing

Gjatë ditës së sotme, ekipet e Ndërmarrjes me fshesat e reja pastrojnë Sheshin dhe rrugën Maqedonia, zonën qendrore të qytetit, Bulevardin Ilindenska dhe Bulevardin Aradhet Partizane.

Marketing