“Higjiena komunale” vendos kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike për Kurban Bajram

Edhe këtë vit, në komunat e Shkupit në të cilat masivisht festohet Kurban Bajrami, NP Higjiena Komunale-Shkup do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen organike.

Marketing

“Tashmë tre vite me radhë, në prag të shënimit të festës së Kurban Bajramit, NP Higjiena Komunale-Shkup vendos enë speciale të parapara për hedhjen e mbetjes organike. Edhe këtë vit, gjatë periudhës 19-21 korrik, Ndërmarrja do të vendosë 17 kontejnerë në më tepër lokalitete në komunat Çair, Butel, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Saraj. U bëjmë thirrje besimtarëve që mbetjen e tyre organike ta hedhin vetëm në këto enë, sepse hedhja e saj në sipërfaqe publike mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin publik dhe ta ndotë ambientin jetësor.”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup dje dhe sot, zbatuan aktivitete të larjes me dorë dhe me makina të oborreve dhe hapësirës rreth e objekteve më të mëdha fetare islame në territorin e qytetit të Shkupit.

LISTA E LOKALITETEVE KU DO TË VENDOSEN KONTEJNERËT PËR HEDHJEN E MBETJES ORGANIKE:

1. Komuna Shuto Orizare (stacioni i fundit i autobusit nr.19; te marketi Harbin, afër nënkalimit; në afërsi të xhamisë Hamdipasha; te Qendra e sportit)

2. Komuna Butel (në afërsi të xhamisë Fetah Efendi; në afërsi të xhamisë Bedër – Butel 1)

3. Komuna Gazi Babë (në afërsi të xhamisë në Hasanbeg; stadiumi Gazi Babë)

4. Komuna Çair (ish lokaliteti i NPHKSH; në afërsi të restorantit FA-FA; në afërsi të xhamisë së re në Çair; në afërsi të teqesë në Dyqanxhik; te selia e mëparshme e myftinisë së Shkupit në Kala)

5. Komuna Saraj (te komuna e vjetër e Sarajit; në afërsi të xhamisë së Nerezit të mesëm)

Marketing