Hillary dhe Bill Klinton do të bëhen gjyshër për herë të tretë

Çifti amerikan, Hillary dhe Bill Clinton do të bëhen gjyshër për herë të tretë.

Marketing

Kjo pasi vajza e tyre, Chelsea Clinton ka bërë të ditur që është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, Mark Mezvinsky.

Clinton përmes një publikimi në Twitter ka njoftuar se vajza e saj Charlotte dhe djali Aiden, së shpejti do të bëhen edhe me një vëlla.

Charlotte është 4 vjeçare, ndërsa Aiden 2 vjeçar.

Nëpër rrjete sociale është ngritur për diskutim një çështje mjaft interesante – nëse Clinton do të vazhdojë historinë e përzgjedhjes së emrave bazuar në personazhet kryesore të serialit “Sex and the City”.

Në publikimin e saj, Clinton bëri të ditur se do të lind gjatë verës.

Bill dhe Hillary Clinton ende nuk kanë bërë ndonjë reagim për nipin që po presin, por që në të kaluarën ata kanë folur me entuziast si gjyshër.

Marketing