Himni nga Tamara, SHBA: Gabimet mund të ndodhin pa dashje në momente emocionale

Ambasada e SHBA në Shkup është prononcuar në lidhje me  interpretimin e mbrëmshëm të himnit maqedonas gjatë kremtimit të 4 korrikut, Ditës së pavarësisë, ku Tamara Todevska nuk këndoi strofën në të cilën përmenden Goce Dellçev dhe heronj të tjerë kombëtarë.

Marketing

“Shtetet e Bashkuara kanë një respekt të thellë për traditat, historinë, heronjtë dhe për të ardhmen e shtetit mik, partnerit dhe aleatit tonë Maqedonisë së Veriut. Falënderojmë miqtë dhe kolegët tanë që mbrëmjen e djeshme  festuan ditën e pavarësisë sonë. Ne e kuptojmë se gabimet mund të ndodhin pa dashje në momente emocionale, por gjithsesi falënderojmë këngëtarët tanë për shfaqjet e tyre të mrekullueshme “, thonë nga Ambasada e SHBA-se në Shkup.

Ndryshe dje në ambientet e ambasadës së SHBA-ve me praninë e një numri të madh të politikanëve, diplomatëve dhe biznesmenëve është shënuar 243-vjetori i pavarësisë së SHBA-së.

Marketing