Një 42-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke transportuar kokainë në Itali.

Erando Mara, i cili punonte si furnizues kafeje dhe pijesh të tjera, ka përfituar nga leja e lëvizjes së tij për punë, për të transportuar dhe furnizuar me drogë zona të ndryshme të Italisë.

Mediet italiane raportojne se gjatë ndalimit nga autoritetet policore shqiptari është shfaqur mjaft nervoz, gjë që ka çuar në dyshimet e forcave të rendit për një kontroll të detajuar të auotmjetit të tij tip Toyota Corolla. Me ndihmën e qenve antidrogë nën sediljen e shoferit u gjet 3.5 kg kokainë e konfeksionuar në 3 pako e 1 kg tjetër u gjet e fshehur në një vend të modifikuar të makinës.

Shqiptari u vu në pranga me akuzën e trafikut të 4.5 kg kokainë e në banesën e tij në Faenza ku u sekuestruan 37 mijë euro para të thata si dhe 1,300 euro të tjera të cilat i kishte me vete në momentin e ndalimit. /albeu.com/