Hiqet masa e arrestit shtëpiak për Sasho Mijallkovin, do të mbrohet në liri

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, do të mbrohet në liri.

Marketing

Ndërprerja e burgimit shtëpiak vjen pasi që sot kanë kaluar 60 ditët, prej që i ishte shqiptuar aktgjykimi i shkallës së parë për rastin e PSP-së “Titanik 2” ku të njëjtit iu shqiptua dënim me burg prej 3 vjet e 2 muaj.

Sipas ligjit, pas shqiptimit të aktgjykimit, gjykata mundet të shqiptojë paraburgim derisa aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm, i njëjti nuk mund të vazhdohet më shumë se 60 ditë.

Aktgjykimi i ishte shqiptuar më 8 mars, dhe pas 60 ditëve i njëjti nuk është i plotfuqishëm. Për tu fuqizuar është e nevojshme që gjykata e Apelit të vendos për ankesat e parashtruara.

Nga gjykata Penale kanë njoftuar se me vendimin për heqjen e burgimit shtëpiak, të Mijallkovit, të njëjtit i janë shqiptuar masa kujdesi: i është marrë pasaporta, ka fituar ndalesë që të lëshojë shtetin me letërnjoftim, mirëpo edhe që të lajmërohet njëherë në javë në gjykatë.

Kundër këtij vendimi të gjyqit, PSP posedon të drejtën e ankesës deri te gjykata e Apelit.

Kujtojmë se ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar në rastin e PSP-së “TITANIK 2”, me 3 vjet e dy muaj heqje lirie.

Rasti ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Marketing