Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në Strazhë

Është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Marketing

Paraprakisht është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës në rrugën pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

Marketing