Hiqet taksa në “Rrugën e Kombit” për kosovarët që dërgojnë ndihma në Shqipëri

Taksa në “Rrugën e Kombit” për automjetet, autobusët që dërgojnë ndihma në Shqipëri është hequr.Kështu ka bërë të ditur Shoqëria Koncesionare e Autostradës Milot-Morinë, shkruan lajmi.net.

Marketing

Kjo shoqëri do të mbulojë vetë shpenzime e tarifës për të gjitha mjetet që sjellin ndihma nga Kosova.

Njoftimi i plotë:

Qe nga momenti i pare pas termetit mengjesin e dites se djeshme, shoqeria koncesionare e autostrades Milot – Morine (Rruga e Kombit) ka vendosur qe te mbuloje vete shpenzimin e tarifes per te gjitha mjetet qe sjellin ndihma nga Kosova per popullin shqiptar. Duke pare disa reagime dashakeqe ne media, duam te sqarojme se kalimi per mjetet qe sjellin ndihma do te vazhdoje te behet pa tarife deri ne momentin e mbarimit te emergjences.

Marketing