Hisen Xhemaili – ministër pa resor i obliguar për investime vendore

Kuvendi në vazhdimin e sotëm të seancës së 110-të e zgjodhi Hisen Xhemailin për ministër pa resor të obliguar për rregullore të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore.

Marketing

Hisen Xhemaili është lindir në vitin 1974 dhe jeton në Tetovë, ku në vitin 1994 e përfundon shkollën e mesme në gjimnazim “Kiril Pejqinoviç”. Në vitin 2000 diplomon si profesor i gjeografisë dhe historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Shqipëri, ndërsa në vitin 2011 bëhet magjistër për menaxhment të Mjedisit Jetësor, në Institutin për Mjedis Jetësor dhe Shëndet pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Nga viti 2012 punon për studime të doktoraturës në Universitetin Evropian të Tiranës.

E flet gjuhën shqipe (gjuhë amë), maqedonase dhe angleze, ka edhe shkathtësi kompjuterike.

Punon si profesor asistent i rregullt në Universitetin e Tetovës, në katedrën e Gjeografisë nga viti 2012.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetar i Këshillit të komunës së Tetovës, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2011 ishte deputet në Kuvend. Ng viti 2007 deri në vitin 2008 ka punuar si udhëheqës në Sektorin për mbikëqyrrje inspektuese pranë Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës.

Marketing