Historike, KH Çairi në EHF League

Edhe pse sezoni hendbollistik është ndërprerë, ndërsa tani pritet që të vendoset se cilat ekipe do ta përfaqësojnë vendin tonë në garat evropiane.

Marketing

Sipas informacioneve që ka Albsport.mk, mësojmë se KH Çairi do të ketë një vend në garat e EHF League, që do të jetë historike, pasi për herët të parë një klub shqiptarë nga Maqedonia e Veriut do të jetë pjesëmarrëse në garat evropiane.

Momentalisht KH Çairi ndan pozitën e 4-5 me ekipin “Struzhanka”, ndërsa pasi që është anuluar sezoni, Vardari është i suspenduar nga garat evropiane, automatikisht hapet mundësi për ekipet më poshtë të radhitura të jenë pjesëmarrëse në garat evropiane.

Metalurgu nuk pritet të merr pjesë në garat e Ligës së Kampionëve pasi që nuk ka kushte dhe automatikisht e humb të drejtën e pjesëmarrjes në çfarëdo gare.

Nga KH Çairi kanë thënë se pasi ata janë në pozitën e katërt u është ofruar mundësia të shkojnë jenë pjesëmarrës.

Mirëpo pasi që është anuluar kampionati, vendimet do i merr federata sipas rezultateve të arritura. Ashtu që Kumanova u paraqit për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, Pelisteri në bazë të rezultatet sezonit të kaluar i takon pjesëmarrja në EHF dhe një vend ka mbetur i zbrazur. Kështu në bazë të kësaj mësojmë se një vend i është ofruar KH Çairit, si ekip më i mirë në garën e sivjetshme.

Zyrtarizimi nga federata e hendbollit të Maqedonisë së Veriut, pritet në orët në vazhdim.

Marketing