Historike, tri skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut luajnë në Europë

Skuadrat shqiptare shkruajnë historinë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në përfundim të javës së fundit të kampionatit, tri ekipe me bazë etnike shqiptare zënë vendet e para dhe sigurojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Shkëndija e Tetovës, si kampione e Maqedonisë së Veriut luan në Champions League, ndërsa Shkupi dhe Struga Trim&Lum në Conference League.

Arritje e madhe për Strugën Trim&Lum, që edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 28-të përballë Sileksit (Altiparmakovski mori karton të kuq), në fund triumfoi 0-1 me gol të Abdulhadi Jahjas në minutën e 67-të.

Fitorja e struganëve e bëri të pavlefshëm suksesin e Maledonija GP 0-2 në fushën e Vardarit.

Vardari dhe Belasica sezonin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë.