HO “El Hilal” ndihma të vëllimshme për fund të Ramazanit

Ashtu siç u paralajmërua, OH “El Hilal” në fund të Ramazanit me një aksion shumë vëllimor e përmbylli aktivitetin e vet shumëdimensional të përgatitur për këtë muaj të bekuar. Ky aktivitet kryesisht u bazua në shpërndarjen e pakove me ndihmë në artikuj ushqimor dhe higjienik. Komisioni qendror për realizimin e aktiviteteve të Ramazanit i udhëhequr nga anëtari i Këshillit drejtues, Irfan Isaku në bashkëpunim me një afarist nga Shkupi, përgatitën ndihmë për gjithsej 1050 familje.
Nga depoja qendrore e “El Hilal”-it, ku afaristi i mirënjohur, i cili vazhdimisht bashkëpunon me organizatën tonë, i dorëzoi ndihmat me kamionët e vet prej ku më pas u shpërndanë nga 10 degë të “El Hilal”-it në mbarë vendin. Ndihme morën 4 degët e Shkupit pastaj Kumanova, Tetova, Gostivari, Manastiri, Prilepi dhe Velesi. Kryetarët e 10 degëve, bashkë me aktivistët volonterë i pranuan ndihmat dhe me automjeter e aktivisteve të Organizatës bënë shpërndarjen e tyre. Ndarja e pakove do të përfundojë në ditën e arefes.
Në këtë menyrë, “El Hilal”-i, edhe përkundër situatës së rëndë të krijuar nga pandemia Covid 19, arriti që vetëm gjatë muajit të Ramazanit të mbledhë dhe të shpërndajë ndihmë humanitare për rreth 1700 familje.

Marketing

Marketing